Ministri Hoti merr vendim për fillimin e menjëhershëm të një aksioni të jashtëzakonshëm kombëtar të inspektimeve

08:36 | 14 Prill 2026
E.G

Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka marrë vendim për ndërmarrjen e masave të menjëhershme dhe emergjente me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë, me fokus të veçantë në sektorët me rrezikshmëri të lartë.

Me vendimin e nënshkruar nga Hoti, urdhërohet Inspektorati Qendror i Punës që të hartojë një plan emergjent për fillimin e menjëhershëm të një aksioni të jashtëzakonshëm kombëtar të inspektimeve.

Ky aksion do të zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me fokus të veçantë në kantieret ndërtimore dhe aktivitetet me rrezik të lartë.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtij aksioni është rritja e nivelit të zbatimit të legjislacionit në fuqi, parandalimi i aksidenteve në vendin e punës dhe mbrojtja e jetës dhe shëndetit të punëtorëve./Arbresh.info