Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani pësoi dëmtim në ndeshjen e ‘Dardanëve’ ndaj Zvicrës, dhe që nga ajo kohë më nuk është paraqitur.
Edhe pse në sfidën me Pisan ka qenë në bankën rezervë, ai nuk ka luajtur, mirëpo disa ditë më vonë është shfaqur dëmtimi sërish dhe po vazhdon të jetë jashtë fushave, shkruan Arbresh.info.
Padyshim kjo është një mungesë e madhe për trajnerin Antonio Conte dhe për Napolin.
Trajneri napoletan ka folur në konferencë për media para ndeshjes së Ligës së Kampionëve, për dëmtimin e mbrojtësit dardan.
“Amiri pësoi një lëndim gjatë angazhimeve me përfaqësuesen dhe, bashkë me Buongiornon, përbëjnë dy mungesa të rëndësishme në qendër të mbrojtjes”, ka deklaruar tekniku italian.
Napoli nesër përballet me Sportingun në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve. Kujtojmë se takimin e parë skuadra italiane e humbi nga Man City./Arbresh.info
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...