Milan sonte luan ndeshjen e fundit në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Dinamo Zagrebit në udhëtim.
Para kësaj ndeshje trajneri i Milanit, Sergio Conceicao ka folur rreth këtij takimi, shkruan Arbresh.info.
“Unë i përjetoj ndeshjet dhe ju shikoni se si i përjetoj dhe si i ndjej. Kam shumë pasion dhe dëshirë për të fituar, si dhe pak adrenalinë më shumë”, tha Conceicao.
“Lojtarët e dinë se ata janë të gjithë të rëndësishëm për mua, si familja ime. Nëse unë jam në një restorant dhe djali im bën diçka që nuk më pëlqen, do t’i them atij, nuk ka hipokrizi. Ne nuk jemi në kishë, ky është futboll në fund të fundit”, theksoi portugezi.
Milani aktualisht është i gjashti me 15 pikë teksa Dinamo është e 26-ta me tetë sosh./Arbresh.info
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...
Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin P...
Gjendet mjet i pashpërthyer në një fushë në Rahovec
KRU Prishtina do të ndërhyrjë në disa zona të kryeqytetit, p...
“No Kings” – Protestat kundër Trumpit në A...