Trajneri i Milanit, Sergio Conceiçao, në një prononcim për ‘DAZN’, ka folur pas fitores kundër Empolit.
‘Rossonerët’ mundën në udhëtim Empolin, me rezultat 0-2, duke bërë një hap në garën për pjesën e epërme të tabelës.
Conceiçao thotë së po punohet më shumë në repartin e mbrojtjes.
“Po punojmë në mbrojtjen, edhe pse nuk kemi shumë kohë. Kjo strukturë është e rëndësishme për kompaktësinë e ekipit. Nuk më pëlqeu mënyra se si vepruam në momentin e kartonit të kuq, sepse ne nuk luajmë me kurthin e pozicionit jashtë loje”, tha ai.
“Po punojmë shumë mbi këto detaje, të cilat janë të rëndësishme si për mua, ashtu edhe për skuadrën”, theksoi Conceiçao.
Milani vazhdon të përmirësohet aspektet taktike, ndërsa Conceiçao kërkon të rrisë stabilitetin mbrojtës në vazhdimësinë e sezonit. /rtk
KPK-ja hap konkurs të ri për Kryeprokuror të Shtetit
Kurti: Një IPK e fortë do të thotë një polici më e pastër
KQZ del me udhëzime për votimin me postë pas “shqetësimeve t...
Pronat, problem për integrimin: Rama pranon vështirësitë, Eu...
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...