Kingsley Coman është bërë lojtari që ka fituar më së shumti ndeshje në Champions League, në 50 paraqitjet e para në këtë kompeticion.
Coman, në ndeshjen kundër PSG-së, i siguroi fitoren ekipit të tij, Bayernit, duke vulosur fitoren e tij të 39-të në Ligën e Kampionëve, në paraqitjen e tij të 50-të në këtë kompeticion.
Goli i tij i jep kampionëve gjermanë një avantazh të madh në ndeshjen kthyese në Allianz Arena, ku ata mund të eliminojnë një rival të madh, në ndjekjen e një kurore të shtatë evropiane.
Coman po ashtu ishte ai që shënoi golin e vetëm kur të dy skuadrat u takuan në finalen e 2020-ës, të cilën Bayern e fitoi gjithashtu 1-0, duke i siguruar klubit trefishin e dytë kontinental, shkruan Goal.
Trump kërcënon Iranin: Nuk do të qeshë më
Trajneri i Villarrealit me fjalë të mëdha për Muriqin: Mbroj...
Mbi 36 mijë kërkesa për regjistrim të votueseve në diasporë,...
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën ...
Netanyahu: Ka punë për t’u bërë në Iran
Në mesnatë mbyllet afati për certifikimin e subjekteve të re...