Kingsley Coman mund të shkruajë së shpejti një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë larg Evropës.
Sipas Fabrizio Romano, anësori francez është në shënjestër të Al Nassr, një klub saudit që ka filluar tashmë bisedimet me Bayernin e Mynihut në lidhje me blerjen e tij.
Qëllimi është i qartë: të bashkohet Coman me Cristiano Ronaldon, duke ndërtuar një sulm edhe më konkurrues. Pas gati dhjetë vitesh në Bavari, plot suksese në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve, Coman mund t’i japë lamtumirën futbollit evropian. Al Nassr tashmë i ka paraqitur një ofertë konkrete si lojtarit ashtu edhe klubit gjerman, dhe palët po punojnë për të arritur një marrëveshje përfundimtare sa më shpejt të jetë e mundur.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë