Federata e Futbollit të Çekisë ka zbuluar çmimin e biletave për ndeshjen si nikoqir kundër Kosovës.
Takimi vendimtar mes Çekisë dhe Kosovës zhvillohet më 14 nëntor dhe federata çeke tani ka bërë të ditur çmimin dhe numrin e biletave të ndarë për “Dardanët”, shkruan portali arbresh.info.
627 është numri i ndarë për tifozët e skuadrës mysafire, në këtë rast të Kosovës, dhe ato mund të rezeverohen përmes Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila pritet të njoftojë për një gjë të tillë së shpejti.
Çmimi i biletave prek shifrën deri në 135 euro, ndërsa bileta më e lirë është 11 euro.
Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Doosan Arena në Plzen./arbresh.info/
Çmimi i biletave sipas kategorisë:

Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...