Portieri i Konyaspor, Serkan Kirintili ka thyer rekordin për kartonin më të shpejtë në histori të Superligës së Turqisë.
34-vjeçari ishte përjashtuar nga ndeshja me Yeni Malatyaspor pas vetëm 13 sekondash lojë, pas çmendurisë që bëri.
Ndeshja sapo kishte filluar dhe skuadra kundërshtare filloi me pasime të gjata, derisa Kirintili kapi topin me dorë jashtë zonës së tij.
Portieri që kishte zhvilluar tri paraqitje te Turqia, e dinte për gabimin trashanik që bëri dhe u drejtuar për te banka rezervë.
Gjyqtari i ndeshjes Mustafa Ogretmenoglu nuk kishte çfarë të priste dhe nxori kartonin e kuq nga xhepi i tij për ta përjashtuar nga loja portierin.
Portieri turk filloi t’i hiqte dorëzat dhe natyrisht se ky rast pushtoi internetin, që njëherësh ishte veprimi më i çmendur në futboll. /Telegrafi/
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...