Një shembull tjetër i besnikërisë së çuditshme të tifozëve vjen nga Brazili.
Portali lokal Metropoles raporton se tifozi 30-vjeçar i kombëtares braziliane ka bërë një testament në të cilin ia lë të gjitha pasuritë yllit të kombëtares dhe PSG-së franceze, Neymar.
“Ashtu si Neymar, edhe unë jam ballafaquar me shumë sfida gjatë gjithë jetës sime. Si ai, edhe unë jam i orientuar nga familja dhe marrëdhënia e ngushtë që ka me babain e tij më kujton marrëdhënien mes meje dhe babait tim që ndërroi jetë. Shëndeti im nuk është më të mirën dhe për shkak të kësaj gjithçka ia lë atij, nuk dua që shteti apo të afërmit që nuk më pëlqen të marrin në dorë pronën time”, tha ai për mediat lokale.
Sipas revistës ekonomike Forbes, 31-vjeçari Neymar është një nga sportistët më të paguar në botë.
Këtë vit, të ardhurat e tij totale, nga PSG dhe kontratat e marketingut, do të shkojnë në rreth 85 milionë euro./Lajmi.net/
Themelimi i Bordit të Paqes, Rama: Javës tjetër vizitë në Ua...
Rubio siguron Zelenskyn për angazhimin e SHBA-së, por parala...
Artani rrëfen linjën prekëse të jetës: Takova vëllanë pas 23...
Rama: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, n...
Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3
Kaluan ilegalisht kufirin në Gjilan, arrestohen katër shteta...