Manchester United dëshiron të fitojë avantazhin të këtij momenti delikat të FC Barcelonës dhe të përforcojë skuadrën.
Sipas Manchester Evening News, klubi nga Premierë Ligë dëshiron të blejë nga Barcelona katër yje në çmim të lirë, transmeton portali arbresh.info.
“Djajtë e Kuq” kanë interesim për Samuel Umtiti-n, Ivan Rakitic-in, Arturo Vidal-in dhe Ousmane Dembele-n.

United e ka bërë prioritet Umtiti-n dhe thuhet se kanë pyetur edhe për kartonin e francezit.
Dembele e shohin si alternativë e Jadon Sancho-s, i cili mbeti te Borussia Dortmund shkaku që nuk u arrit marrëveshja për çmimin e lartë.
Transferimi i Rakitic do jetë më i vështirë, ngase lojtari dëshiron rikthimin te Sevilla.
Në fund për Vidal ka interesim, ngase e ardhmja e kilianit ende s’është e qartë edhe pse ka vetëm 12 muaj kontratë të mbetur./arbresh.info.
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë