Manchester United po përgatit një ofensivë të madhe financiare për verën e ardhshme, me synimin për ta larguar Jude Bellingham nga Real Madridi.
Sipas raportimeve, klubi anglez është gati të ofrojë plot 200 milionë euro për mesfushorin anglez, megjithatë në Madrid ai konsiderohet si lojtar i “pashitshëm”.
Manchester United nuk po bën blof. Një nga klubet më të pasura në botë, pa llogaritur ato në pronësi shtetërore, e sheh Bellinghamin si figurën kryesore mbi të cilën dëshiron të ndërtojë projektin sportiv nga sezoni i ardhshëm, raporton “OK Diario”.
“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm t’i ofrojnë Real Madridit 200 milionë euro, ndërsa lojtarit një kontratë gjashtëvjeçare me pagë 15 milionë euro neto në sezon, pothuajse dyfishin e asaj që përfiton aktualisht në “Santiago Bernabeu”.
Jude Bellingham u transferua te Real Madridi në verën e vitit 2023, në një marrëveshje që, së bashku me bonuset e realizuara, i kushtoi klubit të Florentino Perez rreth 120 milionë euro.
Kur Bellingham firmosi me Real Madridin, ai nënshkroi një kontratë gjashtëvjeçare, e vlefshme deri në qershor të vitit 2029. Klauzola e largimit të tij, ashtu si për yjet e tjerë të skuadrës, është 1 miliard euro.
Edhe pse Real Madridi mund të realizojë disa shitje të rëndësishme këtë verë, sidomos nëse sezoni përfundon sërish pa trofe, Bellingham konsiderohet një nga pesë lojtarët e paprekshëm të projektit sportiv.
Në këtë listë janë gjithashtu Thibaut Courtois, Eder Militao, Aurelien Tchouameni dhe Kylian Mbappe. Edhe nëse Manchester United e formalizon ofertën prej 200 milionë eurosh, përgjigjja e Real Madridit pritet të jetë negative./Telegrafi
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e së d...
Aksident masiv në Japoni mes 67 automjeteve, raportohet për ...
Vengu: Shqipëria e gatshme të rrisë kontributin në misionet ...
KQZ-ja del me njoftim të ri për procesin zgjedhor në përfaqë...
Hekuran Gashi nga LVV u drejtohet mërgimtarëve: Ju jeni ura ...
Manchester City fiton në fushën e Nottingham Forest