Anësori shqiptar i Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, është bërë synimi numër një i transferimeve për adhuruesit e Liverpoolit, pas paraqitjes së tij mbresëlënëse kundër Serbisë të premten mbrëma.
Adhuruesit e Liverpoolit i kanë kërkuar gjigantit anglez ta blejë Xherdan Shaqirin pasi shqiptari nga Kosova shënoi golin e fitores për Zvicrën kundër Serbisë.
Ylli i Stoke City shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë duke e marrë topin pothuajse nga mesi i fushës para se të shënonte nga rreth gjashtë metra largësi ndaj portës.
Ka kohë që raportohet se Shaqiri mund të kalojë në Liverpool gjatë kësaj vere, por dukej sikur “Të kuqtë” e kanë zgjedhur Nabir Fekirin e Lyon para tij.
26-vjeçari ka klauzolë lirimi në vlerë 12 milionë funte, e cila është efektive tani pasi Stoke ka rënë nga Premierliga, dhe pas kësaj nate magjike të tij, adhuruesit e Liverpoolit dëshpërimisht duan që klubi ta aktivizojë klauzolën e tij.

“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës