Claudio Ranieri është i vendosur për tu rikthyer në Premierë Ligë në rast se pranon ndonjë ofertë gjatë verës.
Në muajin shkurt, Ranieri ishte shkarkuar nga pozita si trajner i Leicester Cityt pavarësisht se fitoi titullin në Premierë Ligë vetëm nëntë muaj më herët dhe tani pretendohet se një numër i madh klubesh në Evropë janë të interesuar në shërbimet e tij, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ‘The Mirror’ raporton se Ranieri është i gatshëm të refuzoj interesimin e shprehur nga Nice për tu fokusuar në sigurimin e një roli tjetër në ligën më të madhe të Anglisë.
Vendimi i tij sugjerohet se ka alarmuar West Ham United dhe Southamptonin, të cilët janë ende menduar për situatat e Slaven Bilic dhe Claude Puelit.
Ranieri ka fituar 36 nga 81 ndeshjet e tij në detyrë te Leicesteri./arbresh.info
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin