Claudio Marchisio vendos të pensionohet

10:53 | 2 Tetor 2019

Ish mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio ka vendosur për të njoftuar për pensionimin e tij nga futbolli profesional nesër.

Marchisio do të mbajë një konferencë për shtyp në stadiumin e Juvenutsit nesër pasdite duke lënë kështu një indikacion të vogël për lëvizjen e tij të ardhshme, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, Gazzetta dello Sport raporton se 33-vjeçari do të konfirmoj se do të lë pas atletet.

Ish reprezentuesi i Italisë është përfolur për transferim te skuadrat si Rangers, Monaco si dhe skuadrat nga Kina e Brazili.

Pavarësisht kësaj, lëndimet shkatërruan atë në pjesën e fundit të kohës së tij te Juventusi, ndërkohë që një problem me gju e detyroi atë të ndaj rrugët me Zenit St Petersburgun në gusht.

Marchisio tani besohet të ndjek hapat e Andrea Barzaglit dhe të rikthehet në Torino për një rol jashtë fushe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara