Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, tha se frikësohet se ekipi i tij do të mbetet i rraskapitur sepse nuk mund të kthehen në shtëpi me aeroplan nga ndeshja e së mërkurës kundër Newcastle United në kuadër të Carabao Cup.
City vizitoi Newcastlen, dhe zakonisht kthimin në shtëpi e bëjnë me aeroplan, por ata do të duhet të bëjnë një udhëtim më të gjatë me autobus sepse, thotë Guardiola, ka një problem me aeroplanin e tyre.
Guardiola tha se ekipi i tij do të duhet të bëjë udhëtim pesë orë e gjysmë me autobus.
Më pas ata do të duhet të udhëtojnë te Wolves të premten për t’u përgatitur për ndeshjen e Premier League të shtunën, raporton Goal.com, transmeton Klankosova.tv.
E në mesjavën tjetër, City do t’i shkojë mysafir Leipzigut në Gjermani në kuadër të Ligës së Kampionëve.
City u eliminua nga Carabao Cup nga Newcastle pas fitores së vendasve me rezultat minimal, 1-0.
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët
Numri 129 për AAK-në, Haradinaj: Të renditur e në rresht si ...
VV: 116 është numri i fitores edhe më të madhe që na duhet d...
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...