Manchester City raportohet se ka rikthyer interesimin për sulmuesin e Real Madridit, Rodrygo Goes.
Sulmuesi brazilian ka qenë më herët në ‘radarin’ e kampionëve të Anglisë, ndërsa babai i tij kishte vizituar kampin stërvitor të City-t në fund të sezonit të kaluar, teksa lojtari po shqyrtonte të ardhmen e tij në “Santiago Bernabéu”.
Trajneri Pep Guardiola thuhet se është një admirues i madh i lojtarit, por planet e afatit kalimtar të City-t ndryshuan në prag të Botërorit të Klubeve.
Megjithatë, situata pritet të marrë një tjetër drejtim, pasi Savinho pritet te transferohet këë jave tek Tottenham.
Nëse City pranon shitjen e tij, Guardiola do të japë miratimin për të bërë një lëvizje të fuqishme për Rodrygo, duke tentuar ta sjellë brazilianin në Premier League para se të mbyllet tregu i kësaj verë./rtk
Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...
Dyshja e Kosovës në formacionin e sezonit në Zvicër
e-Albania 2.0, Rama tregon platformën: Hap i ri në transform...
Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaz...