Manchester City thuhet se ka refuzuar një ofertë prej 50 milionë euro nga Arsenali për sulmuesin Gabriel Jesus.
25-vjeçari ka qenë i lidhur fort me një lëvizje në “Emirates Stadium” këtë verë, me Mikel Artetan që e konsideron brazilianin si një nga objektivat e tij kryesore për të zëvendësuar Alexandre Lacazetten.
Një raport i kohëve të fundit pohoi se City do të ishte i gatshëm të pranonte oferta prej 50 milionë eurove për Jesus, i cili së shpejti do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij në “Etihad Stadium”.
Megjithatë, “Goal BR” pretendon se Citizens kanë refuzuar një ofertë prej 50 milionë euro nga Arsenali për sulmuesin dhe ata nuk do t’i shqyrtojnë ofertat nën 55 milionë euro.
Raporti shton se Jesus është ende i pasigurt për një kalim të mundshëm te “Gunners”, pasi ai do të preferonte të luante për një klub që garon në Ligën e Kampionëve..
Real Madrid dhe Chelsea janë dy nga klubet e fundit që kanë shfaqur interes për Jesus, ndërsa Tottenham Hotspur janë gjithashtu në garë për nënshkrimin e sulmuesit.
Jesus, i cili pritet të largohet nga Etihad këtë verë pas ardhjes së Erling Braut Haaland dhe Julian Alvarez, ka shënuar 95 gola dhe 46 asistime në 236 paraqitje gjatë një periudhe të suksesshme gjashtëvjeçare me Man City. /arbresh.info/
Fituesja e Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi, dënohet me 6 ...
Pacolli ndan pamje nga avioni të Swissdiamond Boutique Hotel...
Dasmë në Big Brother VIP Kosova 4 – martohen Klodi dhe...
Orban e quan Ukrainën “armik” të Hungarisë
Rahoveci rikthehet fuqishëm dhe e mposht në momentet e fundi...
Banorët e Big Brother ndajnë emocionet përpara dasmës së Klo...