Futbollisti kryesor i Manchester Cityt, Rodri ka pësuar lëndim mbrëmë në ndeshjen derbi me Arsenalit.
Klubi angelz ka marr një lajm të tmerrshëm mesditën e sotme, shkruan Arbresh.info.
Pas ekzaminimeve të parë bëhet fjalë për një lëndim me ACL, i cili do të mbaj spanjollin shumë gjatë jashtë fushave.
Sipas “ESPN UK”, Rodri e ka këputur ACL-në në gjurin e tij të djathtë dhe do ta humbasë sezonin.
Rodri ka qenë ‘arkitekti’ i sukseseve të mëdha të Cityt, futbollisti në fjalë është lojtar i rëndësishëm për trajnerin, Pep Guardiola.
Mirëpo ai nuk do të mund të llogaris në të për këtë sezon.
City e ka nisur mirë sezonin ku pas pesë ndeshjeve ka 13 pikë në Premier League dhe është lider, ndërkohë ndeshjen e ardhshme e luan Carabao Cup këtë të martë ndaj Ëatfordit./Arbresh.info
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...