Skuadra e Manchester Cityt ka bërë ofertë për shërbimet e mesfushorit të Atletico Madridit, Saul Niguez.
E përditshmja britanike “Daily Mail” ka shkruar të hënën se City i ka ofruar ekipit spanjoll 70 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Saulit në fund të këtij edicioni.
Saul kërkohet me ngulm nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola, që e sheh si zëvendësim ideal për brazilianin Fernandinho.
Saul 24-vjeçar këtë edicion ka 37 ndeshje me Atleticon, duke shënuar gjashtë gola dhe asistuar tri herë. Ai ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2026 dhe një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh. Saul ka 16 paraqitje e dy gola të shënuar me Përfaqësuesen e Spanjës.
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...