Nuk ka fund kriza e Manchester Cityt të Guardiolës, të cilët pësuan humbjen e gjashtë në kampionat përballë Aston Villas.
Për të gjetur numra të ngjashëm te Manchester City, duhet të kthehemi pas në kohë në sezonin 2008/09, i pari i pronësisë arabe me Hughes në stol.
Ai ekip humbi gjashtë herë në 11 ndeshjet e para dhe e përfundoi Premier League në vendin e 10-të. Në skuadër nuk kishte kampionë të mëdhenj si sot.
Humbja e gjashtë në 17 ndeshje kampionat, shifra që Manchester City i kishte harruar prej vitesh. Pep Guardiola, trajneri që fitoi ‘tripletën’ në sezonin 2008/09 në krye të Barcelonës, sigurisht që nuk i njihte këto.
Në të njëjtin sezon, ‘Qytetarët’ humbën 6 herë në fillim të sezonit dhe përfunduan kampionatin në vendin e 10-të.
Aventura në Kupën UEFA përfundoi në çerekfinale ndaj Hamburgut, City u eliminua edhe më herët në kupat e Anglisë për një ekip që nuk kishte asgjë të përbashkët me ekipin e sotëm.
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...