Manchester City e ka vendosur çmimin për Gabriel Jesusin. Klubet e interesuara për sulmuesin e rrezikshëm brazilian duhet t’i paguajnë 115 milionë euro
Gabriel Jesus është futbollist i rëndësishëm i Manchester Cityt, shkruan Gazeta Express.
Mirëpo, sulmuesi i rrezikshëm brazilian nuk është edhe i pashitshëm.
Sipas tabloidit britanik “The Sun”, kampioni aktual anglez ia ka vënë çmimin përfaqësuesit brazilian.
Klubi që synon ta transferojë Gabriel Jesusin duhet t’i paguajë hiç më pak se 115 milionë euro.
Paris Saint-Germaini dhe Bayern Munichu thuhet se janë të interesuar për futbollistin.
Sidoqoftë, “Citizens” nuk e kanë ndërmend të lëshojnë pe në asnjë rast dhe i duan mbi 100 milionë euro për të.
Jesus i ka realizuar 3 gola në 7 ndeshje të Premierligës këtë sezon me Cityn. /Gazeta Express/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...