Manchester City ka hyrë në garë për mbrojtësin e PSG-së, Maquinhos i cili po kërkohet nga Real Madrid.
Mbrojtja e kampionit të Anglisë ka qenë jo shumë e mirë këtë sezon gjë që ka shkaktuar që Pep Guardiola të shikojë për ndonjë mbrojtës, transmeton portali arbresh.info.
Lëndimi i qendërmbrojtësit, Aymeric Laporte ka bërë që mesfushori Fernandinho të luajë në pozicionin e mbrojtjësit.

Ndërkohë, Marquinhos ka raportuar se dëshiron sfidë të re dhe ka refuzuar kontratën e re nga “Parisienët”.
25-vjeçari është në fanellën e kampionit të Francës që nga viti 2013 dhe ka shijuar çdo sukses me gjigantin francez.
Në garë për brazilianin është edhe Real Madrid, klub i cili do përballet me Cityn në 1/16 e Ligës së Kampionëve./arbresh.info.
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...