Futbollistët e Manchester Cityt e justifikuan statusin e favoritëve absolutë duke fituar me rezultat të thellë 6:0 ndaj Al-Ain në raundin e dytë të Grupit G të Kupës së Botës për Klube.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta, përpara 40,000 spektatorëve entuziastë.
City e zgjidhi fatin e ndeshjes që në pjesën e parë, duke shënuar tre herë para pushimit prej 15 minutave.
Në minutën e tetë, Ilkay Gündogan e hapi serinë e golave duke kaluar Cityn në epërsi 1-0, ndërsa Claudio Etcheverry e dyfishoi avantazhin në të 27-ën.
Erling Haaland realizoi nga penalltia në fund të pjesës së parë, duke e çuar rezultatin në 3:0.
Në pjesën e dytë, Gündogan shënoi golin e katërt, ndërsa Oscar Bobb dhe Rayan Cherki vulosën fitoren e thellë.
City ka tani 6 pikë, po aq sa edhe Juventusi, dhe të dyja skuadrat tashmë kanë siguruar kualifikimin, ndërsa më 26 qershor (ora 21:00) do të përballen për vendin e parë në grup. /Telegrafi/
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...