Joao Cancelo mund të quhet një futbollist i ri i Manchester Cityt.
Kampionët e Anglisë kanë arritur marrëveshje personale me mbrojtësin e djathtë portugez.
Por problemi qëndron tek Juventusi, skuadër e cila ka kartonin e mbrojtësit anësorë.
City është gati të shpenzojë 50 milionë euro për futbollistin që pëlqehet shumë nga Pep Guardiola.
Kjo ofertë e Cityt ka rënë poshtë nga drejtuesit e Zonjës së Vjetër që duan 60 milionë euro dhe nuk duan të zbresin nga kjo shifër.
25-vjeçari Cancelo ka pranuar të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Cityn ku do të ketë një pagë rreth pesë milionë euro në stinor.
Mediat angleze dhe ato italiane kanë raportuar se javën e ardhshme drejtuesit e dy klubeve do të takohen përsëri për të gjetur një marrëveshje për transferimin e lojtarit në Angli. /Telegrafi/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...