Juventusi raportohet se është duke konsideruar transferimin e mesfushorit Christian Eriksen si një top prioritet gjatë merkatos së ardhshme verore.
Edhe pse lojtari ka më pak se 12 muaj në kontratën aktuale, Tottenham Hotspuri nuk ka qenë në gjendje për t’i shtruar një ofertë të përshtatshme lojtarit para 2 shtatorit duke ngjallur spekulime se danezi do të largohet falas në fund të sezonit aktual, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në Tuttosport, Juventusi është duke menduar vazhdimisht të monitoroj situatën para një kontakti të mundshëm në fillim të vitit 2020.
Nëse ndodhë ashtu siç pritet që Erikseni të mos vendos lapsin në një kontratë të re te gjiganti në Premierë Ligë, 27-vjeçari do të jetë në gjendje për të nënshkruar kontratë paraprake me një klub të huaj.
Derisa “Spursët” janë të përgatitur për të konsideruar ofertat në janar, të cilat do të jenë dukshëm më të vogla se vlera e Eriksenit, largimi te një skuadër në Spanjë ose Itali me gjasë do të jetë zgjedhja me mundshme.
Juventusi është i njohur për nënshkrimin me lojtar falas për shkak se tashmë ka siguruar shërbimet e Adrien Rabiotit dhe Aaron Ramseyut në Torino në këto rrethana gjatë fillimit të këtij viti./arbresh.info/
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë