Mesfushori i Juventus-it, Federico Chiesa është ndarë i kënaqur me debutimin në Ligën e Kampionëve.
Për Chiesa-n ishte ndeshja e dytë në fanellën e “Bianconerëve”, pas ndeshjes debutuese Crotone, ku mori karton të kuq, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, ndaj Dynamo Kiev, italiani shkëlqeu dhe e ka quajtur paraqitje fantastike.

“Ishte fantastike që të debutoja në Ligën e Kampionëve, sidomos meqenëse fituam, andaj nuk mund të shkonte më mirë. Donim të nisnim fuqishëm dhe japim gjithçka që të fitojmë tri pikët”.
“Kishte kritika pas barazimit ndaj Crotone, që është natyrale, sepse pritjet janë gjithmonë janë të larta të Juventus-i. Presim të fitojmë gjithmonë dhe të bëjmë të pamundurën në fushë”, deklaroi ai.
Juventus-i në ndeshjen e radhës të Ligës së Kampionëve do përballet me Barcelonën./arbresh.info.
Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë