Federico Chiesa është zyrtarizuar si lojtar i Liverpoolit, një orë më parë.
Tani më ai ka dhenë edhe deklartatën e tij të parë si futbollist i “The Reds”, shkruan Arbresh.info.
Ai tha fillimisht se është i lumtur me transferimin e tij tek gjiganti anglez.
“Jam shumë i lumtur që jam lojtar i Liverpoolit. Kur Richard Hughes më thirri dhe më tha: ‘A dëshiron të bashkohesh me Liverpoolin?’ dhe më thirri edhe më pas edhe trajneri”, ka thënë ai.
Ai tregoi se nuk ngurroi më përgjigjen e tij për të pranuar transferimin e tij.
“Unë thashë po menjëherë sepse e di historinë e këtij klubi, e di se çfarë përfaqëson për tifozët”, potencoi ai.
“Pra, unë jam shumë i lumtur dhe mezi pres të filloj”, potencoi më tej italiani
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...