Për herë të parë në histori, katër ekipe të një shteti, kualifikohen në finale të Europa League e Champiosn Legaue në një sezon. Chelsea do të përballet me Arsenalin në finale të Europa League, kurse Tottenhami me Liverpoolin në Champions League.
Është mësuar edhe finalisti i fundit në Europa League.
Janë “Blutë e Londrës” ata që në finalen e 29 majit do të përballen me Arsenalin, pasi eliminuan pas penalltive skuadrën gjermane, Eintracht Frankfurt.
Koha e rregullt përfundoi 1-1, dhe ndeshja u desh të shkojë në vazhdime.
Pasi nuk pati gola as pas 30 minutave vazhdime, ishin penalltitë ato që përcaktuan finalistin e fundit dhe nga 11-metërshet më të sigurt u treguan anglezët, që triumfuan 4-3.
Chelsea u kualifikua në finale të Europa League pas 6 vjetësh, kur triumfoi në vitin 2013 dhe tani do të përballet me Arsenalin, që eliminoi Valencian.
Kështu, për herë të parë në histori, katër ekipe të një shteti, kualifikohen në finale në një sezon të dy garave të mëdha evropiane; Europa League e Champions Legaue.
Chelsea do të përballet me Arsenalin në Europa League (29 maj), kurse Tottenhami me Liverpoolin në Champions League (1 qershor).
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...