Chelsea është rikthyer te fitorja në Premierligë.
Pas asaj humbje ndaj Manchester United në ‘Old Trafford’, ‘Blutë’ në shtëpi kanë mposhtur Southamptonin, me rezultat 4:2.
Gjithçka nisi mirë për vendasit kur Hazard shndërroi në gol një asistim të pranuar nga Diego Costa në minutën e 5-të.
Romeu barazoi në 1:1, duke u gjetur mirë në zonën e Chelsea në minutën e 24-të.
Skuadrën e Contes në epërsi në pjesën e dërgoi Gary Cahill, i cili shënoi për 2:1 në minutën e 45-të.
Fitoren e Chelsea e vulosi sulmuesi Diego Costa, që shënoi dy herë, në minutën e 54-të dhe 89-të, për 4:1.
E gjitha që bëri Southampton në pjesën e dytë, ishte një gol i shënuar në minutat e fundit të ndeshjes.
Kjo fitore e forcon Chelsean në vendin e parë me 78 pikë, shtatë më shumë se Tottenham, që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
http://www.dailymotion.com/video/x5jo4fl_sport
http://www.dailymotion.com/video/x5jo0yq_sport
http://www.dailymotion.com/video/x5jnxnk_sport
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...
Rikthim i madh i Juventusit – Romës i ikën fitorja në sekond...