Chelsea i është bashkuar garës për shërbimet e qendërmbrojtësit së RB Leipzig, Dayot Upamecano.
Upamecano ka edhe 12 muaj të mbetur në kontratë, ndërsa nuk ka treguar dëshirë për ta rinovuar, transmeton portali arbresh.info.
Në mënyrë që të mos e humbasë si lojtar i lirë, Leipzig gjatë kësaj vere do ta shesë.
Klauzola e lirimit së Upamecano-s është 53 milionë euro, por ende asnjë skuadër nuk është e gatshme të paguajë këtë vlerë të lartë.

Thuhet se Leipzig kërkon 36 milionë euro për francezin, ndërsa Arsenal e Bayern Munich kanë shprehur interesim.
Por, raportimet e fundit thonë se edhe trajneri Frank Lampard, e sheh Upamecano-n, si pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe dëshiron ta këtë në skuadër për edicionin 2020/21.
Upamecano ka bërë 36 paraqitje këtë sezon, derisa me skuadër gjermane mbetet në garë për Ligën e Kampionëve./arbresh.info.
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...