Chelsea thuhet se ka refuzuar ofertën hapëse të Manchester United për Mason Mount.
Sipas raportimeve një ofertë prej 40 milionë funte nga skuadra e Erik ten Hag ishte bërë për mesfushorin, por u refuzua të mërkurën.
Gambi fillestar i Djajve të Kuq për reprezentuesin anglez nuk ka arritur në vlerësimin e Bluve prej 70 milionë funtesh.
Mount, një produkt i akademisë së Chelseat, pritet të largohet nga Stamford Bridge këtë verë përpara se kontrata e tij aktuale të skadojë verën e ardhshme.
Ndërsa Blutë shpresojnë ta mbajnë pranë, ai tashmë ka refuzuar dy oferta për zgjatje dhe madje ardhja e menaxherit të ri Mauricio Pochettino mund të mos jetë e mjaftueshme për të ndikuar në vendimin e Mount.
Interesi i United për Mount arrin pasi Arsenali u zhvendos në pole position për kapitenin e West Ham, Declan Rice./Arbresh.info/
Haradinaj mbështet veprimet e SHBA ndaj Iran: Liria për popu...
Izraeli pretendon se ka eliminuar shefin e Gardës Revolucion...
Irani sulmon me raketa edhe në Siri, katër të vrarë
Arlind Ajeti shënon sërish në Turqi
PDK mbledh kryesinë për të diskutuar për presidentin
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...