Chelsea ka kompletuar transferimin e portierit, Rob Green. Ai u bë përforcimi i dytë i menaxherit të ri, Maurizio Sarri, pas blerjes së mesfushorit Jorginho, nga skuadra e Napolit.
Rob Green ka ardhur si portier i tretë për ta mbuluar Thibaut Courtois dhe Willy Caballeron, pasi u largua nga Huddersfield Town, ku qëndroi për një stinor.
Pas nënshkrimit të kontratës me klubin londinez, 38-vjeçari tha: “Ka qenë një 24-orësh intensiv. Mendoja për karrierën time dhe ku të vazhdojë të luajë dhe pastaj mora një telefonatë si kjo, e cila ishte një bisedë e shkurtë”.
“Ka qenë një kohë dramatike për mua dhe mezi por pres që t’ia fillojë. Jam shumë i lumtur dhe është një nder për mua që gjendem këtu”, u shpreh ai.
Hegseth: Brenda ditësh do ta kemi nën kontroll qiellin irani...
Zyrtare: “Finalissima” do të luhet, por jo në Katar
Presidenca: Pretendimet për përkrahje nga LVV për rizgjedhje...
Nagavci: Ne e kemi kandidatin tonë, presim nga PDK dhe LDK t...
Nagavci: Ia kemi ofruar 30 nënshkrime Vjosa Osmanit, i ka re...
Nesër mblidhet Kuvendi i Kosovës