Chelsea ka kaluar në 1/8 e finales së FA Cup, duke ia dalë me shumë mund që të mposhtin Plymouthin në vazhdime me rezultat 2-1.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, që realizuan pas vetëm tetë minutash me anë të Macaulay Gillesphey.
Por, Chelsea ia doli që me presion të lartë t’i barazonte shifrat në 1-1 me anë të Cesar Azpilicuetas (41’), që u asistua prej Mason Mount.
45 minutat ishin shterpë, pasi dy skuadrat nuk ia dolën të shënonin golin e ndryshimit, duke bërë që ndeshja të shkonte në vazhdime, shkaku që rezultati mbeti 1-1.
Aty, The Blues ishin edhe më kërkues, duke ia dalë të kalonin në epërsi me anë të Marcos Alonsos, që realizoi në minutën e 105+2, me një asistim të Timo Werner.
Plymouthi madje ditoi një penallti në sekondat e fundit të takimit, por Kepa Arrizabagala ia doli ta priste atë.
Më vonë, Chelsea pritet të mësojë kundërshtarin për rrethin tjetër të trofeut të dytë më të rëndësishëm në Angli.
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...