Chelsea siguroi një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube pasi mposhti Benfikën me rezultat 4-1, në një ndeshje dramatike që zgjati katër orë e gjysmë për shkak të ndërprerjeve.
Takimi i zhvilluar në Charlotte nisi me ritëm të kujdesshëm, por Chelsea kaloi në epërsi në minutën e 64-të falë një goli spektakolar nga Reece James që shënoi nga gjuajtja e lirë.
Kur ndeshja po i afrohej fundit, një stuhi e fuqishme detyroi ndërprerjen e saj për arsye sigurie. Protokolli kërkonte që loja të rifillonte vetëm pas 30 minutash nga rrufeja e fundit.
Për shkak të kushteve atmosferike, pushimi zgjati afro dy orë dhe fillimi i pjesës së mbetur u shty disa herë.
Pasi rifilloi loja, Benfica fitoi një penallti dhe Angel Di Maria barazoi në minutën e 95-të, duke e çuar ndeshjen në kohë shtesë.
Në fillim të kohës shtesë, Benfica mbeti me një lojtar më pak pasi Gianluca Prestianni mori karton të kuq dhe Chelsea e shfrytëzoi menjëherë epërsinë numerike.
Christoph Nkunku riktheu epërsinë për “Blutë” në minutën e 108-të, ndërsa Benfica rrezikoi gjithçka për të barazuar, por mbrojtja e hapur i kushtoi shtrenjtë.
Pedro Neto dhe Kiernan Dewsbury-Hall shënuan edhe dy herë për Chelsea, duke vulosur fitoren 4-1 dhe kualifikimin për në çerekfinale, ku do të përballen me Palmeirasin që eliminoi Botafogon 1-0 pas kohës shtesë. /Telegrafi/
IKSHPK: Rreziku nga virusi Nipah për Kosovën është i ulët
Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë mu...
Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...