Chelsea ka mësuar sa duhet të paguajnë për të fituar shërbimet e portierit të Atletico Madrid-it, Jan Oblak.
Gjiganti anglez do të detyrohet të paguajë klauzolën e lirimit prej 120 milionë euro në mënyrë që “Los Rijoblanos” ta lejojnë sllovakun të largohet, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, lidhja mes Chelsea-s dhe Atletico-s është e mirë, andaj lehtësisht mund të nisin negociatat.

Trajneri i “Bluve”, Frank Lampard është i palumtur me Kepa Arrizabalaga dhe dëshiron ta largojë sa më shpejtë.
Thuhet se Valencia dëshiron ta huazojë spanjollin për dy vite me opsionin e blerjes.
Chelsea ka ofruar Kepa-n te Atletico në formë shkëmbimi me Oblak plus kanë ofruar 30 milionë euro, por nuk dihet nëse gjigantit spanjoll i ka pëlqyer oferta./arbresh.info.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër