Chelsea do ta lejoj largimin e Mason Mount vetëm nëse klubet e interesuara janë të gatshme të paguajnë 70 milionë funte.
E ardhmja e anglezit në klub është nën dyshime, me të dyja palët që ende nuk kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës së tij aktuale, e cila skadon në fund të sezonit të ardhshëm.
Liverpool dhe Manchester United janë ndër klubet e Premier Leagues të interesuara për nënshkrimin e 24-vjeçarit.
Derisa i interesuar për mesfushorin është edhe trajneri i ri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel.
Chelsea dëshiron të mbledhë para këtë verë pasi ka shpenzuar rreth 600 milionë funte për lojtarë të rinj në dy afatet e fundit kalimtare.
The Athletic ka raportuar se ata shpresojnë të fitojnë 70 milionë funte nga Mount këtë verë, nëse nuk mund të pajtohen me të për një marrëveshje të re.
Mount ishte një lojtar kyç për Tuchel gjatë kohës së tij në “Stamford Bridge”, duke fituar Ligën e Kampionëve me trajnerin gjerman në 2021./Arbresha.info/
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër