Chelsea është duke shfaqur tejet interesim për portierin e AC Milan, Gianluigi Donnarumma.
Italiani këtë sezon ka qenë në formë të mrekullueshme te “Rosonerët” duke e mbajtur portën e paprekur në 10 ndeshje nga 24 paraqitjet, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i “Bluve”, Frank Lampard ka kërkuar nga klubi që ta shesë portierin, Kepa Arrizabalaga sepse nuk është i kënaqur me paraqitjet e spanjollit.
Kepa dje ishte në top formë ndaj Liverpool, por nuk ka arritur ta ndryshojë mendimin e teknikut anglez.

Sipas Sport, Chelsea ka kontaktuar agjentin e italianit, Mino Raiola për transferimin në verën e ardhshme, ndërsa në garë mbetet edhe PSG.
Ndërsa në listën e Chelseas, mbetet gardiani i Ajax, Andre Onana./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...