Chelsea ka mbetur “i shtangur” pasi mendoi se kishte rënë dakord për një marrëveshje të re me një nga yjet e tyre që së shpejti do të jetë jashtë kontratës.
“Blutë” po kërkojnë t’i “blindojnë” disa nga lojtarët kryesor të tyre me kontrata të reja.
Kontrata aktuale e Rudiger skadon në fund të sezoni, me klubin që shpreson të vazhdoj bashkëpunimin me të, pavarësisht spekulimeve intensive mbi transferimin e tij.
Andreas Christensen është një tjetër lojtar, kontrata e të cilit përfundon verën e ardhshme, me Chelsean që dëshiron të zgjasë periudhën e tij në “Stamford Bridge”.

Ata menduan se kishin një marrëveshje në bisedimet për kontratën e re, derisa mbrojtësi danez propozoi kërkesat e reja në minutën e fundit, duke lënë të “shtangur” klubin anglez.
Mendoi se agjenti i tij donte që kontrata të zvogëlohej nga pesë vjet në tre, gjë që befasoi hierarkinë e Chelseat.
Kohëzgjatja e kontratës tani është çështja kryesore e diskutimeve, me klubin që nuk dëshiron të tërhiqet nga propozimi i tyre.
Nëse ata nuk arrijnë një marrëveshje, atëherë Christensen duket se do të largohet nga Londra me parametra zero.
Andreas Christensen është lojtar i dalë nga akademia e Chelseat, ndërsa debutimin e bëri më 28 tetor të vitit 2014./Arbresh.info
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot