Chelsea thuhet se “nuk ka ndërmend” për të mbajtur sulmuesin Gonzalo Higuain, të cilin Juventusi tani mund ta ofrojë te Interi për Mauro Icardin.
Tuttomercatoweb pretendon se Chelsea është dëshpëruar me “performancat e dobëta” të Higuainit qysh pas arritjes së tij në muajin janar, transmeton portali arbresh.info.
“Blutë” kanë pasur opsione për të blerë sulmuesin ose vazhduar me të në formë huazimi për një tjetër sezon, por ata aktualisht ata janë të bllokuar në merkato ndërkohë që ai ka shënuar vetëm katër gola brenda 14 paraqitjeve.
Uebfaqja e lartpërmendur shpjegon këtë si një problem për Juven, i cili duhet të heq sërish dorë nga paga prej 9.5 milionë gjatë verës.
Megjithatë, një zgjedhje mund të bëhet me Interin për shkak se ata mund të përfshijnë atë në një marrëveshje me Interin.
Nga ana tjetër, TMW paralajmëron se “Nerazzurrët” nuk janë të interesuar për shërbimet e 31-vjeçarit pasi tashmë ata kanë refuzuar atë verën e kaluar kur “Zonja e Vjetër” përfshiu atë në ofertën 55 milionëshe./arbresh.info/
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...