Chelsea dëshiron t’i jap fund kërkesave për një golashënues të klasit botëror me një ofertë prej 88 milionë funta për sulmuesin e Juventusit, Gonazlo Higuain.
Kampioni në Premierë Ligë ka qenë i frustruar deri tani me përpjekjet e tyre për të shtuar në skuadër një sulmues të klasit botëror derisa vazhdojnë të shkojnë përpara në rikthimin te Liga e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Romelu Lukaku i Evertonit zgjodhi të transferohet për 75 milionë funta te Manchester United javën e kaluar përderisa e ardhmja e Diego Costas vazhdon të mbetet ende në dyshime pasi reprezentuesi spanjoll nuk është më pjesë e planeve të Contes në Stamford Bridge.
Chelsea ka qenë i lidhur me transferimin e Alvaro Moratas të Real Madridit dhe Pierre Emerick Aubameyang gjatë javëve të fundit, por dëshira për transferimin e Higuainit vjen si një befasi duke marrë parasysh moshën dhe tarifën e lojtarit.
29-vjeçari iu bashkua sezonin e kaluar Juventusit nga Napoli dhe shënoi 32 gola në sezonin e tij debutues duke e dërguar madje klubin në finale të Ligës së Kampionëve.
Bazuar në ‘Tuttosport’, Chelsea ka shtruar një ofertë prej 88 milionë dhjetë ditë më parë dhe klubet janë në negociata për transferimin e mundshëm edhe të anësorit brazilian, Alex Sandro./arbresh.info
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...