Chelsea dhe Barcelona janë ndarë baras 1 me 1 në ndeshjen e parë në kuadër të xhiros së 1/16-së në UEFA Ligë të Kampionëve.
Supergoli nga distanca i realizuar nga Willian u mohua në minutat e fundit të ndeshjes nga superylli Lionel Messi që ndëshkoi kampionin në fuqi të Premierë Ligës duke barazuar shifrat, shkruan portali arbresh.info.
Willian, i cili goditi dy herë shtyllën gjatë pjesës, realizoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 62′ dhe kishte një paraqitje të mrekullueshme në Stamford Bridge.

Sulmuesi brazilian është vlerësuar me notën 9.4 dhe është lojtari me notën më të lartë.
Lionel Messi është vlerësuar me notën 7.3, por lojtari me notën më të lartë te Barcelona është Sergio Busquets (7.4).
Lojtari me notën më të dobët Christensen (5.8)./arbresh.info/

Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...