Chelsea është ndalur në shtëpi mbrëmjen e sotme (e mërkurë) nga Southamptoni.
“Blutë” kanë ndarë pikët në takimin si nikoqir në Stamford Bridge në kuadër të xhiros së 21-të në Premierë Ligë duke barazuar pa gola 0 me 0 kundër skuadrës nën udhëheqjen e trajnerit Ralph Hasenhuttl, shkruan portali arbresh.info.
Portieri i skuadrës mysafire, Angus Gunn është lojtari me notën më të lartë të këtij takimi – 8.3 pas një super performance të shfaqur sonte.
Me notë të lartë janë vlerësuar edhe mbrojtësit e tjerë të skuadrës së Southamptonit si Yan Valery (7.9), Maya Yoshida (8.2) dhe Jannik Vestergaard (7.5).
Lojtari me notën më të lartë te skuadra e Chelseas është mesfushori qendror Jorginho (7.8).
6.2 është nota më e dobët e këtij takimi dhe dyshja Danny Ings dhe Redmond janë vlerësuar kështu./arbresh.info/

Rama tregon planin konkret për hekurudhën strategjike Durrës...
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...