Chelsea ka arritur të shënoj fitore minimale në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Benfican me rezultat 1-0.
Goli i vetëm në këtë sfidë u shënua në minutën e 18-të, madje ishte autogol i Rios, i cili i dha epërsinë ‘Bluve’, shkruan Arbresh.info.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Chelsea vazhdoi iniciativën edhe në pjesën e dytë për të gjetur golin e dytë, mirëpo nuk ia arriti dot, kurse Benfica ishte e dorëzuar në ‘Stamford Bridge’.
Deri në fund Joao Pedro u ndëshkua me karton të kuq në minutën e gjashtë shtesë të takimit.
Ai autogol mjaftoi për tri pikët e para këtë sezon të skuadrës së Marescas.
Chelsea ndeshjen e radhës e luan ndaj Ajaxit, kurse Benfica fitoren e parë do ta kërkojë ndaj Newcastle./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...