Xhiro e dytë e Champions League vazhdon edhe sonte ku priten disa sfida interesante.
Si zakonisht dy ndeshjet e para të ditës së sotme luhen me fillim nga ora 18:45, shkruan Arbresh.info.
Girona do të jetë nikoqire e Feynordit kurse kampionia e Europa Leauge, Atalanta udhëton tek Shakthari.
Kurse gjatë mbrëmjes do të luhen edhe shtatë sfida tjera me vëmendje te ndeshja e kampionit në fuqi Real Madridit.
Madrilenët udhëtojnë në Francë ku do të takohen me Lillen e Edon Zhegrovës.
Një tjetër skuadër spanjolle që luan sonte është edhe rivalja lokale e Real Madrid, Atletico Madrid që do të luaj në udhëtim tek Benfica.
Skuadra e Arbër Hoxhës, Dinamo Zagreb do të jetë nikoqire e Monacos.
Bayern Munich gjithashtu do të luaj si mysafir i Aston Villas, kurse anglezët e Liverpoolit do të mirëpresin në shtëpi Bolognan.
Tjetër sfidë interesante do të jetë ajo mes Juventusit dhe Leipzigut.
Ndërkohë ndeshja e fundit është ajo me Sturm Graz dhe Club Brugge.
Kujtojmë se të gjitha këto ndeshje luhen me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...