Sot mbahet Kuvendi i Rregullt i Punës i FFK-së, ndërkohë në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi ku shihen bashkë grupi i të pakënaqurve me kryetarin Agim Ademi.
Federata e Futbollit e Kosovës sot prej orës 17:00 do ta mbaj Kuvendin e Rregullt të Punës. Ndërkohë, në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi, në të cilën shihen së bashku ish nënkryetari i FFK-së, deputeti Bekim Haxhiu, djali i ish presidentit të ndjerë, Fadil Vokrri, Gramozi, drejtuesi i Llapit, Tahir Batatina, e po ashtu Hysen Sadiku dhe Bajram Zeqiri, raporton Gazeta Express.
Njëherësh, ky njihet edhe si grupi i të pakënaqurve karshi kryetarit aktual të FFK-së, Agim Ademi, dhe bashkëpunëtoreve të tij.
Javëve të fundit është përfolur shumë rasti i çarjes së Gramoz Vokrrit me ish bashkëpuntorët e babait të tij dhe në lidhje me akuzat e ashpra të Llapit kundër FFK-së për lidhshmëri me FC Prishtinën – situata këto që krijuan zhurmë të madhe në futbollin kosovar.
Madje, ky grup kishte nis të mbledh edhe nënshkrime të delegatëve të FFK-së për të kërkuar për kuvendin e sotëm votëbesim për kryetarin aktual, Agim Ademi, ndonëse bëhet fjalë për një Kuvend të Rregullt të Punës.
Mbetet të shihet se si do të kalojë sot ky Kuvend i FFK-së.

Përmbyset kamioni në aksin Levan–Tepelenë, mbushet rruga me ...
Liverpooli ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit
Ky superjaht thuhet se është fundosur pak minuta pas daljes ...
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...