Liverpool ka vetëm nëntë ndeshje të mbetura dhe mban 15 pikë epërsi ndaj Arsenalit në tabelë, i cili ka një ndeshje më pak.
Asnjë skuadër në historinë e Ligës Premier nuk ka humbur ndonjëherë një epërsi kaq komanduese, me rënien e Manchester United në 1997/98 nga 11 pikë përpara që ishte rrëshqitja më e madhe e mëparshme.
Topçinjtë humbën një shans për të mbyllur diferencën pasi barazuan 1–1 me Man United javën e kaluar, duke e zgjatur ecurinë e tyre pa fitore në tri ndeshje.
Mikel Arteta refuzoi të komentojë shanset e skuadrës së tij për titull, por Liverpoolit do t’i duhej të humbiste ekuivalentin e pesë ndeshjeve, ndërsa Arsenali të fitonte të gjitha ndeshjet e mbetura për të barazuar pikët.
Nëse Reds vazhdojnë të fitojnë titullin, ata do të marrin zyrtarisht trofeun e Ligës Premier pas ndeshjes së tyre të fundit në shtëpi kundër Crystal Palace më 25 maj.
Andaj, lojtarët e Liverpoolit do të gëzoheshin në njëfarë mase, por do të duhej të presin deri në fund të muajit maj.
Skuadra angleze këtë javë u eliminua nga Liga e Kampionëve prej Paris Saint-Germain, ndërsa të dielën do të synojnë ta fitojnë Carabao Cup në finalen përballë Newcastle United. /Telegrafi/
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...