Cesc Fabregas mund të largohet falas nga Chelsea derisa AC Milani është duke synuar të reagoj para rivalit – Interit në garën për shërbimet e tij.
Fabregas do të mbetet pa kontratë te Chelsea në fund të sezonit dhe është duke u përballur me një pritje të shqetësuar nëse klubi dëshiron të mbaj atë në Stamford Bridge, transmeton portali arbresh.info.
31-vjeçari do të jetë në gjendje të flas me klubet e tjera të interesuara në fillim të muajit janar dhe është i lirë për të pranuar transferimin flas pa asnjë tarifë verën e ardhshme.
Mediat në Angli thonë se gjigantët italianë, Interi dhe Milani tashmë janë alarmuar nga situata e tij dhe janë duke menduar për tu përpjekur për transferimin e tij në Serie A.
Sidoqoftë, Milani duket të jetë klubi në krye të garës për nënshkrimin me spanjoll, madje ata mund të përpiqen për të arritur marrëveshje për transferimin e tij edhe gjatë merkatos në mes të sezonit.
Thuhet gjithashtu se Interi tentoi nënshkrimin me Fabregasin verën e kaluar pasi trajneri Luciano Spalletti dëshironte nënshkrimin me një mesfushor të klasit botëror në qendër./arbresh.info/
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë
Zelensky: Bisedimet për Ukrainën nuk mund të presin deri pas...
Aksident i rëndë në Danimarkë/ Dy trena përplasen mes tyre n...
E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vusht...
Vuçiq bisedë me Von der Leyen: Serbia, e përkushtuar për për...
SHBA bllokon 31 anije, rriten tensionet me Iranin