Cesc Fabregas është i përgatitur për tu përballur me ish klubin e tij Barcelonën në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve dhe thotë që Chelsea nuk frikësohet më.
Kampioni i Premierë Ligës përfundoi në pozitën e dytë të grupit të tyre, prapa Romas të Serie A dhe para Atletico Madridit në vendin e tretë, prandaj si rezultat i kësaj shanset janë që shorti të jetë më i vështirë dhe Barcelona është njëra nga mundësitë, transmeton portali arbresh.info.
“Ne duhet të jemi të përgatitur për këdo. Ne jemi një skuadër kompetitve dhe nuk kemi pse të frikësohemi nga dikush, ashtu siç tashmë e kemi shfaqur. Nëse dëshironi të shkoni larg, ju duhet të mposhti edhe më të mirët”, ka thënë mesfushori pas ndeshjes mbrëmjen e kaluar ndaj Atleticos që u eliminua.
“Është keq për Atleticon sepse ata e meritojnë të jenë aty për gjithçka që ata kanë arritur në vitet e fundit”
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...