CEO i Saudi Pro League i hap rrugë transferimit të Salahut në Arabinë Saudite

16:27 | 10 Dhjetor 2025
D.H

CEO i Saudi Pro League, Omar Mugharbel, ka folur sërish për të ardhmen e mundshme të Mohamed Salah në Arabinë Saudite, duke e konfirmuar hapur se ylli egjiptian mbetet një objektiv i rëndësishëm për klubet saudite.

Gjatë fjalës së tij në World Football Summit (WFS), Mugharbel theksoi se ai është i mirëpritur në Arabinë Saudite, shkruan Arbresh.info.

“Mohamed Salah është i mirëpritur në Saudi League, por janë klubet ato që janë përgjegjëse për të negociuar me lojtarët”, tha ai.

Ai shtoi se Salah mbetet padyshim një nga futbollistët që mund të shihen në të ardhmen në kampionatin saudit, duke nënvizuar interesimin e vazhdueshëm të disa klubeve të mëdha të SPL.

Ylli i Liverpoolit ka qenë prej kohësh në shënjestër të Al-Ittihad, që verën e kaluar bëri disa përpjekje të pasuksesshme për ta transferuar.

Rikthimi i thashethemeve për një transferim të mundshëm në Arabi të egjiptianit, vjen pas deklaratave të tij kundër klubit e trajnerit pas ndeshjes me Leedsin. Ai është lënë jashtë ndeshjes së mbrëmshme ndaj Interit në Ligën e Kampionëve nga trajneri Arne Slot.

Vetë Salah ditë më parë kishte deklaruar se ndeshja e së shtunës me Brightonin mund të jetë e fundit me fanellën e “The Reds”, pasi me 15 dhjetor ai do të udhëtojë me Egjiptin për Kupën e Konfederatës.

Kujtojmë se Salah është pjesë e gjigantit anglez që nga viti 2017, ku ka shkruar histori me këtë klub duke fituar dy tituj Premier League e Ligën e Kampionëve, gjithashtu edhe shumë trofe tjerw si FA Cup, Carabao Cup, Community Sheild./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale