Ministri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrullah Çeku, ka vizituar të mërkurën Komitetin Olimpik të Kosovës, me ç’rast është pritur nga drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.
Presidenti Krasniqi, duke falënderuar ministrin Çeku për vizitën dhe përkrahjen që MKRS po e jep për KOK-un dhe federatat sportive, ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e KOK-ut për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin.
Edhe ministri Çeku ka falënderuar drejtuesit e KOK-ut për pritjen dhe bashkëpunimin e frytshëm gjatë këtij viti, bashkëpunim ky që do të vazhdojë edhe më tutje.
“Të dyja palët kanë biseduar për planin strategjik të aktiviteteve që na presin gjatë vitit 2022, ndarjen e buxhetit për KOK-un, marrë parasysh edhe garat e shumta ndërkombëtare që na presin si Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin të Kinës, Festivali Olimpik Dimëror dhe Veror Evropian për të Rinj në Vuokatti të Finlandës dhe Banska Bistrica të Sllovakisë, Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë etj”, thuhet në komunikatët e KOK-ut./arbresh.info/
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...